Zidane shpërthen ndaj skuadrës pas humbjes së parë në kampionat

zidane.jpg

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në La Liga duke u mposhtur nga Cadizi me rezultat minimal 0-1 në shtëpi.

Pas kësaj disfate, i zhgënjyer është shprehur trajnerin Zinedine Zidane, i cili ka kritikuar ashpër qëndrimin e skuadrës në fushë.

“Ata kishin më shumë ritëm dhe dëshirë. Ne nuk duhet të shtiremi për këtë humbje, ishte lojë e keqe nga ana jonë. Duhet ta urojmë Cadizin. Nuk jemi të lumtur, por kjo mund të ndodh në futboll.”, deklaroi Zidane.

“Ne hasëm në vështirësi që nga fillimi i ndeshjes dhe nuk do të isha befasuar sikur të pranonim edhe dy apo tre gola në pjesën e parë. Nuk duhet të kërkojmë falje për këtë. Kjo nuk do të ndikoj në rrugën tonë përpara, ishte natë e keqe, por do ta kalojmë.”, tha në fund tekniku nga Franca.

scroll to top