Zoran Zaev: Nuk premtuam punësimin e 300 pilotëve në Haraçinë, ja si është keqkuptuar

zaev-3_2.jpg

Kryeministri, Zoran Zaev deklaroi sot se në Haracinë nuk kanë premtuar punësime të 300 pilotëve, por realizimin e pilot projekteve.

Komentet e tij erdhën pasi një qytetarë i Haracinës kishte pohuar se LSDM-ja ka premtuar para zgjedhjeve se 300 banorë të kësaj komune do të punësohen si pilotë.

“Duhet të kemi kujdes ndaj lajmeve të rreme siç ky rast. Në Haraçine kemi premtuar realizimin e pilot-projekeve dhe ata së bashku me komunën po realizohen. Punësime të 300 pilotëve nuk ka as në Murtinon time” është shprehur Zaev.

scroll to top