Zv.ministri Ganiu dorëhiqet nga posti, i përkushtohet kryesisht fushatës

Zv/kryeministri Bujar Osmani në një pres konferencë për gazetarë tha se prej sot planifikon pushim vjetor me qëllim t’i kushtohet fushatës zgjedhore si kryetar i Shtabit të BDI-së në Çair.

“Në kuadër të fushatës, planifikoj të marr pushim vjetor me përjashtim të aktiviteteve të domosdoshme në SÇE, për këtë dua të siguroj se pozicionin e zv/kryeministrit do ta ndajë krejt me qëllim të mos abuzohet posti im shtetëror. Edhe Visari Ganiu jep sot dorëheqje nga posti i zv/ministrit të Arsimit”, ka thënë Osmani, njofton Medial.mk.

“Nga strukturat e partisë mu dha besimi që të jemi në krye të Shtabit zgjedhor në Çair, është nder por kënaqësia është e madhe t’i prijë ekipit dhe fitores së Visar Ganiut, karakterin e tij e njohin mirë edhe qytetarët tanë. Janë zgjedhje të rëndësishme për vendin tonë, pasi zgjedhjet e besueshme janë kurora e planit 3-6-9 ku duhet të tregojmë pjekurinë tonë si sistem. Ndarja e partisë nga shteti është një nga kriteret më të rëndësishme në planin 3-6-9”, ka thënë Osmani.

scroll to top