Zv.Ministri i Arsimit, Dr.Arbër Ademi, takon fituesin e garave republikane nga Fizika nukleare, Art Latifin

IMG_4668.jpg

Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr.Arbër Ademi, ka takuar nxënësin Art Latifi nga Kumanova, i cili zuri vendin e parë në garat republikane nga Fizika Nukleare.

Ademi ka përgëzuar nxënësin e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ për rezultatin e arritur duke i dëshiruar edhe suksese tjera në të ardhmen.

“Pata nderin e veçantë që ta takoj sot Art Latifin, nxënës i vitit të tretë pranë Gjimnazit “Sami Frashëri” nga Kumanova, i cili në gara republikane nga fizika nukleare zuri vendin e parë.

Shpreha mirënjohjen time të thellë dhe përgëzova Art Latifin për rezultatet e arritura, duke i dëshiruar suksese gjatë shkollimit të mëtutjeshëm.

Art Latifi në garat republikane që u mbajtën vitin e kaluar nga lënda e biologjisë gjithashtu zuri vendin e parë.

Krenar me sukseset e Artit!” – ka shkruar zv.Ministri, Ademi.

 

scroll to top