Zyrtare: Lëndohet Messi

Leo Messi do të mungoj në ndeshjen e sotme kundër Guangzhou Evergrande.
Barcelona ka marrë një lajm të keq vetëm pak orë para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër skuadrës kineze, Guangzhou Evergrande.

Leo Messi nuk është gati dhe nuk do të luaj në këtë takim, për shkak të një lëndimi.

Po ashtu, Barcelona njofton se Messi është në dyshim edhe për ndeshjen finale, nëse veç arrijnë të kualifikohen, ku do të luanin kundër River Plates.

scroll to top