ZYRTARE: Në ndeshjen Maqedoni – Kosovë do të përdoret VAR-i

euro.jpg

A picture shows the trophy of the UEFA Euro 2016 football tournament ahead of the final draw in Paris on December 12, 2015. AFP PHOTO / LOIC VENANCE / AFP / LOIC VENANCE (Photo credit should read LOIC VENANCE/AFP/Getty Images)

Në ndeshjen e Play Off të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të përdoret sistemi VAR.Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendsour që në ndeshjet e Play Off të Ligës së Kombeve që zhvillohen në muajin mars, të përdoret VAR-i.

Sistemi VAR do të përdoret në Evropë do të përdoret edhe në kualifikimet për Kupën e Botës së vitit 2022, gjë e cila do të aprovohet nga FIFA.

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje shumë të rëndësishme në Play Offin e Ligës së Kombeve, ku më 26 mars do jetë mysafire e Maqedonisë së Veriut.

Me një fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, Kosova rrit gjasat për për kualifikim në EURO 2020, ku në finale do të luaj me fituesin e sfidës Gjeorgji – Bjellorusi.

Në të gjitha këto ndeshje, do të zbatohet sistemi VAR.

scroll to top