Zyrtare: Shkarkohet Mourinho

Jose Mourinho është shkarkuar nga posti i menaxherit në Chelsea.

Portugezi 52-vjeç ishte në aventurën e dytë në klub, pas rikthimit në qershor të vitit 2013.

Chelsea përfundoi me tetë pikë epërsi në sezonin e kaluar si dhe triumfoi në League Cup.

Por, skuadra ka bërë një nisme të dobët këtë edicion duke humbur nëntë prej 16 dueleve të deritashme.

scroll to top