Kuriozitete

Zyrtari amerikan: Të vaksinuarit, pa maska në parqe e objekte federale

Udhëzimet e reja të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lëshuar këtë javë nënkuptojnë që stafi, kontraktorët dhe vizitorët e vaksinuar plotësisht nuk do të kenë më nevojë të mbajnë maska në ndërtesa apo tokat në pronësi të qeverisë federale sipas një zyrtari të Zyrës të Menaxhimit dhe Buxhetit në dijeni të kësaj çështjeje.

Ky ndryshim do të ketë ndikim tek qindra miliona vetë që vizitojnë parqet kombëtare amerikane çdo vit, si dhe tek miliona punonjës e kontraktorë të qeverisë federale.

Lëvizja gjithashtu rrezikon konfuzion dhe konfrontim të mëtejshëm lidhur me maskat, një çështje e cila është politizuar shumë.

Detajet se si do të zbatohej një masë e tilla, kur pritet të hyjë në fuqi, si do të trajtohet dhe kush do të jetë përgjegjës për verifikimin e statusit të vaksinimit të njerëzve, nuk janë përcaktuar ende, tha i njëjti zyrtar. Mbetet e paqartë gjithashtu se kur do të shpallet zyrtarisht ky ndryshim, por një lëvizje në këtë drejtim mund të ndodhë javën e ardhshme.

Departamenti i Parqeve Kombëtare nuk ka bërë ende asnjë koment mbi çështjen.

Ky zhvillim pason një rekomandim zyrtar të bërë të enjten nga CDC-ja sipas të cilit njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të hyjnë pa maska në ambiente të mbyllura në shumicën e vendeve, një ndryshim i rëndësishëm drejt normalitetit, në një kohë kur pandemia ka vrarë më shumë se gjysmë milioni njerëz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button